Hungaria nuk është e sigurt nëse duhet të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n

1 year ago 39
Reklamë

Hungaria nuk është e sigurt nëse duhet të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, tha kryetari i parlamentit, duke sinjalizuar potencialisht vonesa të mëtejshme të procesit.

Siç kujtojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, miratimi i Hungarisë është bllokuar në parlament që nga korriku 2022.

“Nuk është e sigurt që duhet ta miratojmë këtë aplikim”, citohet të ketë thënë të dielën kryetari i parlamentit Laszlo Kover, një ligjvënës i lartë i partisë në pushtet Fidesz.

Komentet e tij vijnë pas një letre që ministri i jashtëm i Hungarisë i shkroi homologut të tij suedez javën e kaluar, në të cilën ai përsëri shqetësimet lidhur me akuzat që ai i quajti “të njëanshme dhe të padrejta” nga disa politikanë suedezë kundër qeverisë hungareze.

Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO vitin e kaluar në përgjigje të ofensivës së Rusisë në Ukrainë dhe shumica e anëtarëve të aleancës ratifikuan shpejt aplikimin e saj.

Turqia dhe Hungaria, megjithatë, nuk e kanë ratifikuar ende aplikimin e Suedisë dhe të dy vendet kanë thënë se bashkërendojnë ngushtë qëndrimin e tyre për këtë çështje.

Parlamenti i Hungarisë do të mblidhet sërish në fund të këtij muaji, por nuk është ende e qartë nëse një debat dhe votim mbi ratifikimin suedez do të jetë në rendin e ditës. /Telegrafi/

Read Entire Article