Hyn në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave në Kosovë, qytetarët bëjnë fluturimin e parë

10 months ago 29

Qytetarët e Kosovës kanë bërë fluturimin e parë për vitin 2024, por këtë herë me vendimin e rëndësishëm për liberalizimin e vizave.

Sot ka hyrë në fuqi vendimi për udhëtime pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Gjatë 1 janarit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të organizohet udhëtimi i parë pa viza për fituesit e një kuizi të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Top Channel

Read Entire Article