I çmenduri LeBron James – zbath këpucët, pastaj i mbath, inkuadrohet në aksion dhe bënë një ‘ngulitje’ monstruoze

11 months ago 21

LeBron James ka treguar edhe një herë se është njëri nga basketbollistët më të mirë në histori të NBA.

Në Staples Center, mëngjesin e sotëm (e enjte), Los Angeles Lakers mposhtën rivalët lokal të Los Angeles Clippers pas kohës shtesë me rezultatin 130:125.

Kjo ndeshje ishte shumë e fortë dhe e barabartë gjatë gjithë kohës, saqë fituesi u mësua vetëm pas vazhdimit të parë.

LeBron James shkëlqeu me 35 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime për t’i dhënë fitore ekipit të tij. D’Angelo Russell shënoi 27 pikë dhe Anthony Davis gjithashtu shënoi 27 pikë me dhjetë kërcime, dhe Lakers i dhanë fund një serie të pabesueshme prej 11 humbjesh radhazi kundër rivalit të tyre të qytetit.

Në anën tjetër, Kawhi Leonard ishte i shkëlqyer me 38 pikë e 6 kërcime, ndërsa Paul George shtoi 35 pikë e 6 kërcime.

WHAT A PERFORMANCE BY LEBRON 🗣️

👑 35 PTS
👑 12 REB
👑 7 AST
👑 68% FG

Lakers win an OT thriller in the Battle for LA pic.twitter.com/Z6PEjBzd3s

— NBA (@NBA) November 2, 2023

Megjithatë, një aksion i LeBron James ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e mbrëmjes gjatë çerekut të dytë.

38-vjeçari tregoi edhe një herë se është njëri nga më të mirët në histori, pasi gjatë një aksioni zbathi këpucën, e mbathi atë, arriti të inkuadrohet në aksionin e njëjtë dhe ta bëjë një ‘ngulitje’ monstruoze. /Telegrafi/

👑 x 👟 https://t.co/jDEH3h9ZAI pic.twitter.com/B64wBhuYZg

— NBA (@NBA) November 2, 2023

LeBron lost his shoe, put it back on, then ran the floor to throw it DOWN.

All in the same play 🔨👟

📺: Lakers-Clippers | Live on ESPN pic.twitter.com/E4xQU4wuFm

— NBA (@NBA) November 2, 2023

Read Entire Article