“I dashuri yt ka ardhë si hije të ka thënë ‘mos rri me Bucin’” – Përplasje e ashpër mes Kaderit dhe Santianës

9 months ago 30

Brenda shtëpisë së BBVK, Kaderi dhe Santiana u përfshinë në një shkëmbim të ashpër fjalësh dhe akuzash.

Përplasja e tyre e filluar nga një debat i thjeshtë u shndërrua shpejt në një përballje verbale, ku ofendimet dhe gjykimet personale s’patën fund.

Gjatë përplasjes, Kaderi i thotë Santianës që është shumë ofenduese, por gjithashtu edhe banorët e tjerë, pasi ata vazhdimisht e kishin quajtur atë ‘analfabete, pa tru e shumë gjëra të tjera’.

Foto: Screenshot/YouTube

Kaderi gjithashtu nxori në pah një koment që lidhet me jetën personale të Santianës, duke thënë: “I dashuri yt ka ardhë si hije të ka thanë ‘mos rri me Bucin’ e ti prapë ke vazhdu.”

Në anën tjetër, Santiana, e cila dukej shumë e nevrikosur nga akuzat dhe komentet e Kaderit, iu kthye me një pyetje retorike: “A jeni tu ia bajtë dertin lidhjes tem kaq shumë?

Nuk ke nevojë më u marrë për lidhje tem, mundesh me folë vetëm për lojë.”

Foto: Sreenshot/YouTube

“Ti del nëpër Prime vetëm me Lumin, nuk të del asnjë debat sepse s’ke debat të mirëfilltë, s’ke as argumente” – u shpreh Santiana.

Përplasja arriti kulmin e saj kur të dyja banoret filluan të quajnë njëra-tjetrën “ofenduese”.

Santiana gjithashtu shprehet drejt Kaderit duke i thënë që flet kot dhe ke pobleme me gjuhën shqipe. /Telegrafi/

Read Entire Article