I dënuar nga Gjykata e Tiranës, arrestohet shqiptari në Itali

2 hours ago 27

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim në Shqiëpri është arrestuar nga karabinierët e stacionit Cerro Maggiore në Itali.

Shqiptari ishte në kërkim pas një mase sigurimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, kryer në Shqipëri në periudhën shkurt-mars 2024.

Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie në pritje të dispozitave të Autoritetit Gjyqësor. /vizionplus.tv

Read Entire Article