Deputetët e PD në Strasburg/ Spaho: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira, vullneti i votuesve është deformuar

2 hours ago 26

Deputetët e Partisë Demokratike kanë protestuar në Parlamentin Europian në Strasburg, në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Deputeti Edmond Spaho tha se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Ai shtoi se vullneti i votuesve është deformuar, për shkak, siç tha ai, “lidhjeve të kryeministrit Rama me krimin”.

Edmond Spaho: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Një nga mesazhet që duam të përcjellim në PE është domosdoshmëria për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, sipas standardeve të OSBE-ODIHR.

Kryeministri Edi Rama ka lidhje me krimin dhe vullneti i votuesve është deformuar, në përputhje me dëshirat e kryeministrit dhe grupit që ai përfaqëson.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article