“I dua femrat, më dhimbsen. Dua t’i shoh të gjitha mirë”, motra publikon bisedën me Liridonën

10 months ago 26
14:48 04/12/2023

“I dua femrat dhe më dhimbsen, dua t’i shoh të gjitha mirë. Më vjen gjynah kur është e shtypur një vajzë, një grua, një nënë, një femër”.

Këto fjalë rrëqethëse janë shkuar nga Liridona Ademaj, 30-vjeçarja që u vra në Prishtinë javën e shkuar me porosi të bashkëshortit të saj.

Fjalët i përkasin një bisede që Liridona kishte bërë me motrën e saj, me gjasë duke mos e çuar kurrë nëpër mend se do largohej nga kjo botë prej njeriut me të cilin kishte dy fëmijë, e që në rrjete sociale e konsideronte “gjithçka për të”.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, biseda në fjalë u publikua nga vetë motra e së ndjerës e cila, ashtu si e gjithë familja, kërkon drejtësi.

Liridona Ademaj, nënë e dy djemve të vegjël u vra mbrëmjen 29 Nëntorit në rrethinat e Prishtinës.

Naim dhe Liridona MurseliNaim dhe Liridona Murseli

3 persona u vunë në pranga për ngjarjen e rëndë. Bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili akuzohet se e porositi vrasjen e gruas, ekzekutori Granit Plava dhe nipi i Murselit, Kreshnik Kokalla, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë krim. Për 3 të arrestuarit gjykata caktoi një ditë më parë 30 ditë paraburgim.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme trupi i Liridona Ademajt u zhvarros dhe u transportua në fshatin e saj të lindjes, aty ku do të prehet përgjithmonë, me kërkesë të familjes së saj./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article