“I fola për Berishën, Salianjin dhe Belerin”, Këlliçi tregon takimin me Trump: E ka vuajtur vetë! Përdorja e drejtësisë…

1 month ago 24

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga takimi me ish-presidentin e SHBA Donald Trump.

Ai tregon se ka folur me të në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg” të vendosur për kreun e PD Sali Berisha, si dhe burgosjen e eurodeputetit Fredi Beleri dhe Ervin Salianjit.

Këllëçi tregon se Trump e ka kuptuar situatën, duke bërë një paralelizëm me atë që i ka ndodhur edhe vetë atij, për përdorimin sipas Këllëçi, të sistemit të drejtësisë kundër kundërshtarëve politikë.

“Pjesën tjetër të diskutimit dua ta mbaj diskrete”, shprehet Këllëçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article