I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

3 months ago 14
Reklamë

Gjatë vizitës së tij në Belgjikë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar bazën ajrore që ka aeroplanët luftarakë F-16 që pritet t’i jepen Ukrainës.

Majde kryeministri bel Alexander de Croo ka postuar një fotografi nga ky takim në bazën ajrore, në llogarinë e tij zyrtare në platformën X, transmeton Telegrafi.

“Ukrainasit po vazhdojnë të vriten çdo ditë nga pushtuesit rusë. I dashur Volodymyr Zelensky, këta F-16 do të jenë të juaj dhe do t’ju ndihmojnë të mbrojnë qytetarët tuaj”, tha ndër tjera de Croo.

Ai gjithashtu theksoi se Ukraina “mund ta largojë Rusinë vetëm me më shumë armë më të mira dhe me një ritëm më të shpejtë të dorëzimit të dërgesave”.

Ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib ka thënë se vendi i saj do ta furnizojë Ukrainë me 30 aeroplanë F-16 deri në vitin 2028. /Telegrafi/

Ukranians continue to be killed by the Russian invader every day.

Dear @ZelenskyyUa, these F-16 will be yours to help you protect your citizens.

Ukraine can only push back Russia with more and better arms, delivered at a faster pace. pic.twitter.com/YVHydmTGPw

— Alexander De Croo 🇧🇪🇪🇺 (@alexanderdecroo) May 28, 2024

Read Entire Article