I jepet lamtumira e fundit ish-presidentit italian Napoletano

1 year ago 17
17:44 26/09/2023

Në ceremoninë mortore morri pjesë edhe presidenti Begaj, Napoletano mbështeti integrimin e Shqipërisë në BE

Ish-presidenti i Italisë, Xhorxho Napolitano u përcoll këtë të martë, për në banesën e fundit.

I ndarë nga jeta të Shtunën në moshën 98-vjeçare, ai u përcoll me nderime përmes një ceremonie mortore shtetërore ku të pranishëm ishin figura të njohura të politikës italiane dhe jo vetëm.

Një numër i madh qytetarësh e ndoqën ceremoninë nga një ekran gjigant, i cili ishte vendosur jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Në ceremoninë mortore, mes shumë të tjerëve, morrën pjesë edhe presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella dhe ai francez Emmanuel Macron, të cilët mbërritën në Romë pak më herët.

Ndërkohë, vendi ynë përfaqësohet nga presidenti Bajram Begaj.

Ish-presidenti Napolitano ka qënë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.

Giorgio Napolitano e vizitoi 2 herë Shqipërinë. Fillimisht si ministër i Brendshëm në 97-ën, për t’u rikthyer pas 17 vitesh si president i Republikës në 2014-ën.

Xhorxho Napolitano ishte Presidenti i 11-të i Republikës Italiane, detyrë që e mbajti nga Maji 2006 deri në Janar 2015 dhe i pari në historinë e vendit të tij që u zgjodh për një mandat të dytë. Napolitano kishte një karrierë të gjatë politike duke shërbyer 2 herë si kryetar i Dhomës së deputetëve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article