I kërkuar për vrasje nga Interpol Tirana, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar me 20 vite burg

10 months ago 49

Arrestohet në Greqi një shqiptar i kërkuar për vrasje nga Interpol Tirana. Shqiptari është kapur rastësisht nga policia greke të shtunën në zonën e Neapolit në Lasithi.

Policia greke tregohet e rezervuar në dhënien e detajeve të mëtejshme për momentin, por mësohet se shqiptari është transferuar në Komisariatin e Heraklion për procedura të mëtejshme.
Shqiptar rezulton i dënuar me 20 vjet burg për “vrasje te mbetur në tentativë”, për një rast të ndodhur verën e kaluar ku qëlloi një person duke e lënë të plagosur rëndë. Ai jetonte në Greqi në Agios Nikolaos dhe kishte plotësuar dokumentet për leje qëndrimi për arsye pune. Ai është identifikuar nga patenta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article