“I njoh gjykatat, ndaj dërgova avokatët”, Berisha flet për masën e re të sigurisë dhe pse gjyqtarja shtyu seancën: Të më ruajnë me batalion!

9 months ago 19

Ndërsa Gjykata e Posaçme shtyu sot seancën për masën e re të sigurisë, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ai i njeh gjykata dhe për këtë arsye kishte dërguar avokatët mbrojtës.

“Nuk ka njeri që nuk e di se nuk duhej marrë leja nga Parlamenti për ato masa shtrënguese. Qëndrimi im është se dërgova avokatët për të thënë se nuk pranoj të jetoj në një shoqëri para shtetërore. Nuk them se Gjykata nuk ekziston dhe prokuroria nuk ekziston dhe avokatët e mi kanë dorëzuar dokumente, vendimin me të cilin ish-kryetari i këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sali Berisha ka shkarkuar gjyqtaren dhe i ka kërkuar asaj të japë dorëheqjen.

Nuk kam informacionin e saktë, por procesi u shty se do të merrte vendim vetë gjykatësja, apo duhet të marrë vendim një gjykatës tjetër, fakti është se gjithçka zhvillohet sipas skenarit të Edi Ramës. Do vënë policë? Unë them të vënë batalion, nuk kam asnjë problem unë. Ditë pas dite do të ndiqni dinamikën interesante të betejës pa kthim të Sali Berishës”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article