I qëlluar 7 herë me thikë, mbërriti i pajetë në spital! Zbardhen detaje nga ngjarja në Dobërçan

10 months ago 22

Një 29-vjeçar ka humbur jetën në Kosovë, pasi ishte goditur me thikë.

Viktima me inicialet A.B. nga Dobërçani është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, pasi kishte marrë 7 plagë nga mjeti i mbrehtë.

“Personi me inicialet A.B i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë”, ka thënë drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Më tej, mjeku theksoi se është konstatuar edhe vdekja e viktimës.

“Është thirrur mjekësia ligjore, të cilët kanë marrë trupin e pajetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”- tha për mediet kosovare Emini.

Rasti është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, është shprehur ai.

Top Channel

Read Entire Article