“I shpëtoi vdekjes për një fije floku”- Presidenti tregon takimin me Ficon në spital

5 months ago 7

Presidenti i sapozgjedhur sllovak Peter Pellegrini ka thënë se kryeministri Robert Fico “i shpëtoi vdekjes vetëm për një fije floku” pasi u qëllua disa herë në qytetin Handlova. Gjatë një deklarate për media, pasi e vizitoi në spitalin Universitar FD Roosevelt, Pellegrini tha se nëse “plagët me armë zjarri do të ishin vetëm disa milimetra më shumë nga njëra anë, ne do të flisnim për të si një kryeministër i ndjerë tashmë”. Ai tha se situata mbetet “shumë kritike”.

Presidenti i zgjedhur zbuloi dhe bisedën e shkurtër që pati me kryeministrin në spital.
“Doktori më kërkoi ta bëja vizitën shumë të shkurtër… ishte një diskutim shumë personal për atë se si ndihej dhe që jam shumë i lumtur që ai mbijetoi,” tha Pellegrini.

“I thashë që qëndrojmë pas tij dhe po e mbështesim të gjithë që ta përballojë këtë situatë shumë të vështirë. Ai ishte me të vërtetë, shumë i lodhur dhe nuk ishte e mundur të flisja më gjatë apo për ndonjë situatë politike”, shtoi presidenti. Pellegrini theksoi se gjatë kohës që kryeministri do të jetë në spital detyrat do të kryehen nga zëvendësi i tij në qeveri. “Shpresoj që në ditët në vijim kryeministri të jetë në gjendje të marrë vendime, por ndërkohë zëvendëskryeministri do të marrë përsipër detyrat e tij”, tha Pellegrini.

Read Entire Article