“I trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të artistit të madh Mirush Kabashi”, Balla: U prehsh në paqe

10 months ago 38

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Mirush Kabashi në moshën 75-vjeçare.

“Shumë i trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të artistit të madh Mirush Kabashhi. Lamtumirë dhe u prehsh në paqe”, shkruan Balla.

Postimin e tij, Balla e shoqëron me një video nga një interpretim i Mirush Kabashit, të bërë disa kohë më parë. Përveç aktrimit dhe prezantimit, Kabashi ishte edhe një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë.

Për ndarjen nga jeta e aktorit të madh, kanë reaguar edhe figura të tjera publike në vend. Kabashi ndërroi jetë për shkak se prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article