I vë duart në fyt/ Deputetët përleshen fizikisht në parlamentin e Bosnjës (VIDEO)

7 months ago 8

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kantonit të Sarajevës të Bosnje-Hercegovinës, Haris Zahiragiç dhe Elvis Vreto janë përleshur fizikisht.

Zahiragiç iu afrua kryetarit, Elvedin Okeriç (NiP) dhe e kërcënoi verbalisht. Më pas, Vreto është afruar në përpjekje që ta qetësojë, por Zahiragiç me shumë agresivitet e largoi prej tij.

Vreto nuk u përgjigj ndaj agresivitetit, por konfliktit iu bashkuan edhe përfaqësues të tjerë, që u përpoqën ta qetësojnë situatën. Më pas, Okeriç shpalli pushim dhe ndërsa Zahiragiç vazhdoi me ofendime të ashpra verbale ndaj Okeriçit.

Haos u Skupstini KS @n1info pic.twitter.com/5vUds0sPaW

— Sunčica Lukić (@SunshineN1Sa) March 14, 2024

Read Entire Article