I vihet flaka koshit të plehrave pranë shkollës, Veliaj: Kriminale, keqbërësin e kemi në kamera e nuk do mbetet pa ndëshkuar

1 year ago 24
17:37 09/10/2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar zjarrvënien në një kosh plehrash pranë shkollës “Kosova” në kryeqytet.

Teksa e cilëson të turpshme shkatërrimin e pronës publike, Veliaj siguron se keqbërësit janë filmuar dhe ata do të marrin ndëshkimin e merituar.

“Të hedhësh cigare të ndezur tek koshat e mbeturinave është shkelje dhe është e turpshme të shkatërrosh pronën publike të përbashkët në 2023-shin! Me këtë jemi mësuar dhe përballemi çdo ditë në betejën për civilizim! Por ta bësh këtë ngjitur me shkollën fillore – Kosova në këtë rast – është KRIMINALE! Mirënjohje Policisë Bashkiake dhe Zjarrfikësve të Tiranës për ndërhyrjen e menjëhershme! Keqbërësin e kemi në kamera e nuk do mbetet pa ndëshkuar”, thekson kryebashkiaku Veliaj./tvklan.al





Të ngjashme

Read Entire Article