I vodhi Instagramin dhe i kërkoi 40 mijë euro që të mos t’i publikonte mesazhet, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

1 month ago 6
Reklamë

Krimi Kibernetik ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar i cili pasi i vodhi llogarinë në “Instagram” një shtetasi, i kërkoi 40 mijë euro në mënyrë që të mos t’i publikonte mesazhet.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në pranga ka rënë shtetasi Arion Hyseni.

Hyseni u arrestua në flagrancë në momentin që do të merrte paratë. \

Po vijon puna për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me 35-vjeçarin, për këtë rast.

Policia ka sekuestruar 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB.

Denoncimi

Një 31-vjeçar kishte denoncuar se ishte shantazuar nëpërmjet celularit, për dhënien e një shume të konsiderueshme parash.

Pas denoncimit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”.

Në njoftimin zyratr të policisë thuhet se Hyseni ka kanosur nëpërmjet celularit, 31-vjeçarin, për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram./vizionplus.tv

Read Entire Article