Ia mësynë pozicioneve të ukrainasve, rusët e pësojnë keq – mjetet e tyre të blinduara goditen nga artileria e Kievit

10 months ago 11

Ukrainasit kanë arritur të parandalojnë një sulm të ushtrisë ruse në Zaporizhzhia.

Dy mjete të blinduara BTR-82A ia kishin mësyrë pozicioneve të ukrainasve, duke menduar se do të thyejnë linjën e tyre mbrojtëse.

Megjithatë, ata u detektuan me kohë nga artileria ukrainase që shkrep breshëri predhash në drejtim të tyre, duke i goditur mjetet e blinduara me predha anti-tank.

Në momentin që mjeti i parë goditet me predhë direkt, personeli që gjendej brenda, dalin jashtë për t’i shpëtuar më të keqes, duke e lënë mjetin të lëvizë vetë edhe për disa metra.

E mjeti tjetër i blinduar u godit disa sekonda më vonë, duke i detyruar të tërhiqen nga pozicioni sulmues në Robotyne të Zaporizhzhia.

Me këtë sulm rusët tentuan të rikthejnë kontrollin mbi qytezën që dikur e pushtuan por që e humbën gjatë kundërofensivës ukrainase. /Telegrafi/

Read Entire Article