IDF konfirmon vdekjen e katër pengjeve tjera izraelite të mbajtura nga Hamasi

3 months ago 18
Reklamë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se përfaqësuesit e saj kanë informuar familjet e katër pengjeve që mbahen në Gazë “se ata nuk janë më gjallë”.

IDF tha se i ka lajmëruar familjet e Haim Perry, Yoram Metzger, Amiram Cooper dhe Nadav Popplewell “të cilët u rrëmbyen në Rripin e Gazës më 7 tetor, se ata nuk janë më gjallë dhe se trupat e tyre mbahen nga Hamasi”.

IDF tha se vendimi për të shpallur katër pengjet të vdekur bazohet në inteligjencë dhe u konfirmua nga një komitet ekspertësh të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim me Ministrinë e Shërbimeve Fetare dhe Kryerabinin e Izraelit.

Ndërsa rrethanat e vdekjes së pengjeve në robërinë e Hamasit janë ende nën shqyrtim, shkruan CNN.

“Ne vlerësojmë se katër prej tyre u vranë ndërsa ishin bashkë në zonën e Khan Younis gjatë një operacioni atje kundër Hamasit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

Ndryshe, Hamasi ka njoftuir se Popplewell, një shtetas izraelito-britanik ka vdekur nga plagët pas një sulmi nga aeroplanët luftarak izraelit. /Telegrafi/

Read Entire Article