IFFHS publikon renditjen e kampionateve botërore, Serie A në krye – Rritje të ndjeshme kanë kampionati kosovar dhe ai shqiptar

9 months ago 9

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar renditjen e re të 100 kampionateve më të forta në botë.

Kampionati italian Serie A ndodhet në krye sipas IFFHS-së me 1619,5 pikë dhe në krye ka ardhur nga pozita e pestë që ishte në vitin 2022.

Në pozitën e dytë ka mbetura Liga Premier e Anglisë me 1567 pikë, derisa Spanja ka mbetur gjithashtu në pozitën e tretë.

Kampionati brazilian është i katërti dhe Gjermania në pozitën e pestë duke lënë Francën në pozitën e gjashtë.

Rritje ka edhe kampionati shqiptar si dhe Albi Mall Superliga e Kosovës.

Superiorja e Shqipërisë është ngritur në pozitën e 41-të nga e 66-ta që ishte një vit më parë, derisa ngritje ka pasur edhe kampionati kosovar nga pozita e 56-të në të 43-të.

Suksesi i kampionatit kosovar është falë paraqitjeve jashtëzakonisht të mira të skuadrave kosovare në garat evropiane, ku Ballkani për herë të dytë radhazi futet në grupe derisa rrethe kanë kaluar Drita dhe Dukagjini. /Telegrafi/

Read Entire Article