Iftari në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

10 months ago 10

Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që tregon se ka përfunduar agjërimi i ditës gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Aplikimi për traditën sociokulturore u dorëzua bashkërisht nga Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani në Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

“Iftari (i quajtur edhe Eftari ose Iftor) festohet nga myslimanët gjatë perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit, pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale”, njoftoi UNESCO.

Iftari, i cili pason ezanin e perëndimit të diellit gjatë Ramazanit, shoqërohet me tubime “duke forcuar lidhjet familjare, komunitetin dhe promovimin e bamirësisë, solidaritetit dhe shkëmbimit shoqëror”, tha ai.

Tradita e vjetër e komunitetit u njoh nga Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale që është mbledhur në Botsvanë.

Në disa vende myslimane, është zakon të shënohet iftari duke ngrënë një hurmë të shoqëruar me çaj. Recetat për pjatat dhe pastat, megjithatë, ndryshojnë shumë në varësi të vendit. /Telegrafi/

Read Entire Article