“Ik mor p*rdhu, mos m’u afro!”, deputetët e opozitës përplasen me Gardën te hyrja e Parlamentit

10 months ago 9
09:34 04/12/2023

Teksa Garda ka nisur kontrollet e deputëteve në hyrje të Parlamentit, ka pasur përplasje mes tyre.


Në një video të bërë publike nga kryedemokrati Sali Berisha shihet se deputetët Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi dhe Flamur Noka kanë pasur debate me punonjësit e Gardës.

Gazment Bardhi: Ça t’i shohësh ti aty?! (i drejtohet punonjësve të Gardës të cilët tentojnë të kontrollojnë çantën e deputetes Albana Vokshi)

Deputeti Flamur Noka përplaset po ashtu me punonjësit e Gardës duke u kërkuar të hapin derën.

Punonjësi i Gardës e shtyn deputetin duke i thënë: Ke flakadanë në xhep.

Gazment Bardhi: Ku i pe ti mo që ka flakadan? Hape derën tani!

Punonjësi i Gardës: Nuk lejohet!

Gazment Bardhi: Pse s’lejohet?

Flamur Noka-punonjësit të Gardës: Ik mor pirdhu, mos m’u afro!

Gazment Bardhi: Mos e prek me dorë, mos e prek me dorë!/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article