“Ik pi*dhu, legen, burracak!” Xhaçka i kthehet Bardhit pasi deputeti nuk e lejoi të hynte në parlament

10 months ago 18
10:16 14/12/2023

Teksa qëndrojnë në hyrjen e pasme të parlamentit, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, nuk kanë lejuar që të hyjnë brenda në seancë 2 deputetet e PS-së, Klotilda Bushkën dhe Olta Xhaçkën.

Kjo ka shkaktuar një debat të ashpër dhe akuza nga ana e Gazment Bardhit ndaj Olta Xhaçkës teksa kjo e fundit nuk i ka kursyer as ofendimit në drejtim të deputetit demokrat.

Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Nuk është rregulli i hajdutut, hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit hyjnë brenda. Mos më prek me dorë mua.

Edi Paloka: Ik mos bëj si e fortë.

Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Dil andej, dil andej!

Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Shko njëherë jep llogari për ato pronat e falsifikuara që ke vjedhur.

Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Nuk është hyrja hajdutët brenda dhe të ndershmit jashtë! Nuk është kështu, as me investime strategjike dhe as me fonde AZHPR-je.

Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: Unë e di si e do përgjigjen ti, por nuk e meriton.

Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Përgjigjen ta japësh për SPAK ti! Do ta japësh shumë shpejt në SPAK!

Olta Xhaçka-Gazment Bardhit: O legen, o burracak, ik pirdhu!

Gazment Bardhi-Olta Xhaçkës: Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt në SPAK!

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article