“Ikja e të rinjve”, Prof. Camaj nga “Vatra”: Besoj që Amerika mund të krijohet edhe në Shqipëri

10 months ago 10

Profesori Pashko Camaj, sekretar i Përgjithshëm i shoqatës panshqiptare Vatra në Shtetet e Bashkuara, i bëri apel klasës politike nga studio e News 24, që të bëjnë më shumë për vendin në mënyrë që rinia të mos largohet.

“Largimi i rinisë është një problematikë në Shqipëri dhe Kosovë. Më dhemb. Më duket vetja pak hipokrit t’u them atyre të qëndrojnë. Besoj që Amerika, kushtet që janë atje edhe këtu mund të krijohen. Normalisht është një proces dhe demokracia është një udhëtim. Gjërat kanë ndryshuar.

Në vitet ’80 nuk kanë qenë këto mundësi dhe është me rëndësi që rinia jonë t’i shohin këto potenciale dhe ata që vendosin të merren pak më seriozitet sepse duhet ta ruajmë këtë vend sepse këtë na ka dhënë Zoti”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article