Ilir Daja, “Trajneri i vitit” nga Telegrafi Sport

10 months ago 21

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

Telegrafi Sport duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm për futbollin vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.


Ilir Daja – Trajneri i vitit

Trajneri nga Shqipëria ka vulosur suksesin e tij me Ballkanin edhe për të dytin vit radhazi.

Ilir Daja, “Trajneri i vitit” nga Telegrafi Sport

Daja në sezonin e tij të dytë si trajner i therandasve solli titullin e dytë kampion në histori të klubit, teksa kualifikoi gjithashtu në grupet e Ligës së Konferencës, po ashtu për herë të dytë.

Ai e mposhti konkurrencën e ashpër të Dritës për titullin e kampionit në Superligë edicionin që lamë pas, ndërsa këtë sezon përkundër të gjitha parashikimeve, e dërgoi Ballkanin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur në Prishtinë gjigantin kroat, Dinamo Zagreb. Daja vazhdon të thyej rekorde në futbollin kosovar.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe CEO i Telegrafit, Gentian Lluka

/Telegrafi/

Read Entire Article