Ilir Meta: Do të shkoj në SPAK kurdo që të më thërrasin, nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia

11 months ago 8
11:31 31/10/2023

I pyetur se a ka një fletëthirrje nga SPAK për çështjen e lobimit nga SHBA dhe për CEZ-DIA, Ilir Meta është shprehur se këto janë tema shumë të lodhura teksa ka shtuar se ai nuk ka asnjë shqetësim nga drejtësia.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Ilir Meta ka thënë me bindje të plotë se do të shkojë në SPAK kurdo që ta thërrasin.

Pyetje: A ka ilir Meta një fletëthirrje nga SPAK për çështjen e lobimit nga SHBA për CEZ-DIA dhe a do të paraqitet Meta në SPAK kurdo që të thirret?

Ilir Meta: Këto janë lajme tërësisht banale sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë tema shumë të lodhura dhe po kështu nuk përbën asnjë lajm fakti që Ilir Meta të shkojë tek SPAK sepse ka qenë gjithmonë dhe ky është një dallim i plotë i Metës. Kam qenë në SPAK si këllëzues me letra, dokumente, kurrë nuk jam thirrur si kallëzues, ai ka qenë interesi i tyre. Kam qenë edhe si person në dijeni dhe do të shkoj kudo që të më thërrasin sepse nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Ilir Meta “fap e far”, çështje të tilla nuk ekzistojnë. Kam treguar se kush e respekton ligjin dhe kush e shkel atë.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article