Iluzion optik apo një dështim tjetër i ‘photoshopit’ – një detaj në fotografinë e Kim Kardashianit huton fansat

9 months ago 14

[AI]45 FutureAds para paragrafi1 C=3 N=3[/AI]

Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të hutuar nga një fotografi e re e Kim Kardashian në të cilën ylli televiziv duket të ketë dy gishta të mëdhenj dhe nuk ishin të sigurt nëse ishte një iluzion apo një fatkeqësi tjetër e ‘photoshop’-it.

Kardashian ka shpërndarë disa fotografi familjare në Instagram, ku përfshihen katër fëmijët e saj: North (10 vjeçe), Saint (tetë vjeç), Chicago (pesë vjeçe) dhe Psalm (katër vjeçe), shkruan Klix.

[AI]43 Pas paragrafit 2t InArticle Outstream C=3 N=3[/AI]

Sidoqoftë, në një fotografi të themelueses së markës “Skims” dhe Northit, shumë venë re një detaj të çuditshëm. Pikërisht, Kim dhe vajza e saj kanë pozuar para pemëve të Krishtlindjeve dhe vëmendjen e ka tërhequr detaji në dorën e Kardashianit.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Në fotofrafi, Kim duket se ka dy gishtat e mëdhenj dhe në Reddit ka nisur një diskutim për këtë detaj, ku shumë fansa kanë pyetur veten nëse ishte një tjetër gabim retushimi.

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=1[/AI]

“A është kjo një defekt në Photoshop?”, “Mendova për një sekondë se ajo kishte dy gishta të mëdhenj në njërën dorë”, “Ku e ka dorën tjetër?”, shkruan disa.

Të tjerë pretenduan se ishte thjesht një iluzion optik: “Kim përdor të dy duart për të mbajtur dorën e Northit. Kjo është arsyeja pse ju shihni dy gishtat e mëdhenj”.

Familja Kardashian njihet për festën e tyre të përvitshme në natën e Krishtlindjeve dhe fotot nga kjo ngjarje shpërndahen tradicionalisht në rrjetet sociale.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=2[/AI]

Të dielën mbrëma, Kim organizoi një festë në rezidencën e saj në Los Angeles, duke e kthyer shtëpinë e saj në një fshat alpin me borë kudo dhe pemë gjigante të Krishtlindjeve në derën e përparme. /Telegrafi/

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=2[/AI]

[AI]48 FA Outstream Fund Artikull C=3 N=3[/AI]

Read Entire Article