“Imazhe femrash të zhveshura”, arrestohen dy të rinj që shisnin drogë në Tiranë, paketimi i veçantë që kishin zgjedhur

1 week ago 27
Reklamë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në kryqytet. Në kuadër të operacionit “Liqeni” u vunë në pranga shtetasit M. O., 27 vjeç, dhe K. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 1, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. O., të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto doza i kishte siguruar nga shtetasi K. S.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. S., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e shiste atë në zonën e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Ajo që bie në sy nga lënda narkotike e sekuestruar është paketimi “ i veçantë” që të rinjtë kishin zgjedhur. Pakot kanë të stampuara imazhe femrash, disa prej të cilave të zhveshura./vizionplus.tv

Read Entire Article