“Inceneratori i Tiranës korrupsion i pastër shtetëror”, Tedi Blushi: Provat e reja në SPAK tregojnë grupin e strukturuar kriminal

10 months ago 11

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e konsideron inceneratorin e Tiranës si një korrupsion të pastër shtetërore. Ndërsa publikon një video që më herët e publikoi edhe deputetja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, Blushi thekson se Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!

Reagimi:

Vjedhja e shqiptarëve me inceneratorin inekzistent të Tiranës vazhdon! Korrupsion i pastër shtetëror, që meriton ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër ligjor!

Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve! Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article