Incident i tmerrshëm në pistën e një aeroporti rus – punonjësi shkelet nga rrota e një aeroplani 77 tonësh

3 months ago 10
Reklamë

Një aksident i çuditshëm ndodhi më 19 maj në aeroportin Yekaterinburg-Kolytsovo, pasi një Airbus A320 gjigant përplasi një nga teknikët.

Piloti kishte nisur të “ecë” në pistë dhe mesa duket nuk e ka vënë re njeriun fatkeq që ka përfunduar nën pajisjen e përparme të aeroplanit.

Tekniku ka pësuar lëndime në këmbë, ndaj në vendngjarje është thirrur një ambulancë”, njoftojnë autoritetet.

Piloti i Airbus 77-tonësh është marrë në pyetje dhe komisioni hetimor ka bërë kallëzim penal për “shkelje të rregullave të sigurisë”, raporton thesun.

Përfaqësuesi i spitalit ku është vendosur burri thekson se gjendja e tij është e rëndë.

“Pacienti është në terapi intensive”, thuhet, ndërsa mediat raportojnë se i është prerë njëra këmbë.

Pas një vonese prej tre orësh e gjysmë, aeroplani më në fund u nis për në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit. /Telegrafi/

Ground worker seriously injured after Ural Airlines A320 started to taxi before he was clear of the aircraft. The incident at Yekaterinburg Koltsovo airport on May 19 is being investigated by the Prosecutor’s Office. pic.twitter.com/wQZbwSzuCk

— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) May 24, 2024

Read Entire Article