Incidenti i sotëm dhe “kaosi” në Kuvend të Hënën, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Nokës

9 months ago 31
17:58 17/01/2024

Sipas gazetares së Klan News Klesiana Omeri, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga Parlamenti të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës pas incidenteve në seancën e parë në Kuvend për këtë vit. Ata kërkojnë po ashtu që Komisioni i Etikës të marrë masë disiplinore ndaj tyre për bllokimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Medias.

Kujtojmë se paraditen e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, Noka dhe Bardhi patën përplasje me demokraten Flutura Açka. Bardhi dhe Noka i kërkuan Açkës të ndërpresë komisionin dhe “mos t’i shërbejë Edi Ramës”, siç thanë ata.

“Mos u bëni fasadë, ngri zërin për komisionet hetimore. Ngri zërin për të drejtat e opozitës. Në atë karrige je aty me votat tona. Leji deklaratat, përrallat e Edi Ramës o Flutura. Je me votën time aty, nuk je me votën e Evis Kushit. E kemi pasur përballë Evis Kushin. Po i shërben Edi Ramës. Turp. Fike mikrofonin tani. Turp se je dhe zonjë, ti shërbesh Edi Ramës. Për çfarë i bën këto skena tani”, ju drejtuan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, Flutura Açkës.

Mes tyre pati edhe përplasje pasi deputetët Noka dhe Bardhi fikën mikrofonat me forcë, teksa përdornin edhe zhurmues për të mos lejuar diskutimet. Pas këtyre tensioneve, mbledhja e Komisionit të Medias e drejtuar nga Flutura Açka u mbyll./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article