Incidenti në Brezovicë, Xhuli Nura thotë se i lajmëroi policët në Inspektorat: Jam krenare me shtetin tonë

6 months ago 4

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, pak ditë më parë rrëfeu një incident që i kishte ndodhur me policinë në rrugën për në Brezovicë, pikërisht në Ditën e Pavarësisë (17 shkurt).

Ish-banorja e Big Brother ka treguar se gjatë rrugës u ndalua nga disa pjesëtarë të policisë së Kosovës të nacionalitetit serb.

Përshëndetja e saj nuk u kthye dhe, në vend të kësaj, një prej policëve i kërkoi asaj të ndalte makinën në gjuhën serbe.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mora telefonin për të kontaktuar personin që më kishte ftuar dhe polici erdhi dhe me forcë mi mori telefonin nga duart dhe ma hodhi”, tha ajo në një emision.

Rrëfimi i saj vijon me detajet se si e gjeti veten në një qeli brenda stacionit të policisë në Shtërpcë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në lidhje me këtë ngjarje, Xhuli është shfaqur me një video nga IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), ku thotë se e lajmëroi si rast.

Ajo madje u bën thirrje të gjithëve që të drejtohen në institucione për çfarëdo problemi që kanë.

“Përshëndetje njerëz të bukur, Xhuli ka ardhur në Kosovë dhe a e dini ku më gjeni mu, te IPK. Shyqyr që i kemi institucionet e duhura për gjërat e duhura. Ju e dini që unë kam deklaruar një gjë që ka ndodhur në Brezovicë edhe sot e hapa rastin. Kështu që çdo njeri që bën diçka keq e ka vendin e vet. Edhe ju që bëni kërcënime në Instagram edhe që më dërgoni mesazhe bullizuese ju vjen rendi. Kështu që veç ju them që çdo njeri që ndihet ndonjëherë si unë e dini ku duhet me shku me deklaru gjëra të tilla sepse fundja askush nuk ka të drejtë mbi ty. Kaloni mirë”, u shpreh ajo.
E njëjta shtoi: “Deshta veç me ju thënë se pa marrë parasysh se në çfarë situate je ti, nëse të ka rrah dikush, të ka abuzuar dikush psiqikisht dhe emocionalisht hapni rastin, shkoni në vendet e duhura. I kemi policët më të mirë në rajon. Mua më pritën shumë mirë, edhe kafe më sollën edhe më pritën me respekt. U ndjeva teper mirë. Kënaqem kur shkoj në polici të Kosovës. Jam shumë krenare që e kemi shtetin tonë, jemi të pavarur. E kemi gjuhën tonë edhe thjesht policinë tonë. Shkoni paraqiteni çdo situatë që iu bëhet e padrejtë se e kemi vendin e duhur për këto situata”. /Telegrafi/

Read Entire Article