Injorimi italian ndaj Sali Berishës

9 months ago 41
Reklamë

Dëshpërimi i Sali Berishës sa vjen e bëhet më i madh. I ndodhur në një izolim apsolut ndërkombëtar dhe nën hetim nga drejtësia, ai përpiqet të shesë si njohje e mbështetje nfa Italia takimin meAlessandro Battilocchio, deputet i Forza Italia .

Ka tre momente që e bëjnë qesharak Berishën dhe tregojnë injorimin ndaj tij.

Së pari, ajo që bie në sy është që vetë deputeti italian nuk e ka pasqyruar në asnjë media sociale të tijën takimin me Berishën. Përkundrazi ai poston në rrjetet e tij sociale foto nga Tirana e Kruja me simbole pozitive (shih fotot në fund)

Së dyti, mediat italiane (shin linqet në fund) pasqyrojnë aktivitetin e takimet e deputetit italian në Tiranë e Lezhë, por jo atë me Berishën. Sepse ndoshta vetë deputeti italian ka kërkuar ose ka dërguar komunikatën duke lënë jashtë takimeve të tij me rëndësi, atë me Berishën non grata.

“...Deputetët e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, kreu i Imigracionit të lëvizjes blu dhe Erika Mazzetti, do të udhëtojnë drejt Shqipërisë të premten 1 dhe të shtunën 2 dhjetor. Gjatë qëndrimit të tyre u organizuan takime dypalëshe me deputetë dhe autoritete administrative vendore, ndërsa të premten në orën 17:00 në Ambasadën Italiane është planifikuar një takim me ambasadorin Fabrizio Bucci. Të shtunën më datë 2 deputetët do të udhëtojnë drejt zonës së veriut, në qytetin e Lezhës, në kuadër të projekteve të bashkëpunimit të ngritura vitet e fundit dhe ende në vazhdim. Gjithashtu është planifikuar një vizitë në Shenjin dhe Gjader, ku do të ndërtohen qendrat e përfshira në protokollin dypalësh me Italinë.”, shkruajnë mediat italiane, duke mos e zënë në gojë në asnjë moment Sali Berishën.

Sikur të mos mjaftonte kjo vjen momenti i tretë ku deputeti italian ne Kuvendin e Berishës flet me fjalë të mira për Shqipërinë dhe Tiranën, ndryshe nga Berisha që e trajton si ferr.

Të trija këto fakte tregojnë dështimin e radhës nga ana e Berishës për të gënjyer shqiptarët se Italia e njeh atë.

Por vetes ama ja ka bërë qejfin, sëbashku me një grup besimtarësh që shkojnë pas tij./Lexo.al

Fotot në rrjete sociale ku injoron komplet Berishën dhe nuk poston asgje nga takimi me të, por promovon Shqipërinë:

Linqet e lajmeve ku nuk përmendet askund Berisha:

https://tg24.sky.it/politica/2023/12/03/battilocchio-albania-incontra-ambasciatore-bucci

https://www.politicanews.it/politica-italiana/esteri-battilocchio-in-albania-incontra-ambasciatore-bucci-121406

Read Entire Article