Inside Story/ Dështimi me farërat, fermerët në mëshirë të fatit! Laboratori shtetëror: Nuk kemi kapacitete për analizat gjenetike

7 months ago 23
Reklamë

Fermerët shprehin ankesa të shumta për cilësinë e farërave. Problemi thellohet kur ata detyrohen të përdorin plehra kimikë që nuk kanë lëndën aktive që shënojnë në etiketë, apo edhe të skaduara.

Kjo, sjell dështimin e një sezoni. Dy vite më parë, kjo familje harxhoi miliona lekë për ta mbjellë serën me speca, i cili dështoi. Bima u rrit e shëndetshme, por nuk formoi fruta duke e çuar dëm të gjithë investimin.

Pas ankesës për cilësinë e farës, institucionet i thanë se kjo është një farë e regjistruar dhe analizuar që në vitin 2013.

Laboratori qendror pranon se nuk i kanë kapacitetet për të zhvilluar analizat e gjenetike, duke i lënë në mëshirë të fatit fermerët.

“Po të shkoni nëpër këto zyrat e bujqësisë në Bashki që të dërgonin një grup pune për fermerin por nuk ka asgjë. Ne kemi vajtur vetë si persona dhe përveç arrogancës nuk kemi marrë asnjë ndihmë, nuk kemi marrë edhe sot e kësaj dite dëmshpërblimin”, u shpreh Vali Mata, fermere

Përdorimi i pesticideve për rritjen e prodhimit bujqësor është një ndër sfidat më të mëdha. Pavarësisht reformave dhe tentativave për të futur në hulli këtë sektor, ai vazhdon të funksionojë në amulli dhe pa kontroll.

“Për pllenimin e lules ne morëm bletë por tek plehrat nuk e di si do na dalin, ne punojmë e themi zoti në fund të na ndihmojë“, u shpreh Vali Mata, fermere.

Top Channel

Read Entire Article