Instituti Kulinar Neranxi, shkolla e kulinarisë që diplomon Master Chefat shqiptarë, çeli vitin e ri akademik

1 month ago 25

Instituti Kulinar Neranxi çeli vitin e ri shkollor 2024-2025.
Një ceremoni emocionuese ku bëri bashkë docentë të huaj dhe shqiptarë, prindër, studentët e vitit të parë dhe ata që vazhdojnë studimet për vitin e dytë dhe të tretë Master.

Në fjalën e rastit, presidenti i Neranxi Group, Z. Nikollaq Neranxi ndër të tjera theksoi se:

“Shkolla ka një infrastrukturë që mund të krahasohet vetëm me shkollat e kulinarisë më të mira të Italisë, vendit me shkollat më të mira në botë, kemi metodën e mësimdhënies gjithashtu në atë nivel dhe docentët, siç e shikoni edhe vetë janë shumica specialistë italianë, ndër më të mirët, të shkëlqyer në mësimdhënie.
Si në çdo profesion tjetër, nëse aspiron të bëhesh një specialist shumë i mirë, duhet të frekuentosh një shkollë të vërtetë dhe ta marrësh shumë seriozisht të mësuarit ditë për ditë. Sepse ne ju marrim shumë seriozisht dhe ju vlerësojmë në maksimum.”

Docentët italianë, përshëndetën studentët dhe u dhanë atyre mesazhe inkurajuese duke i siguruar se, me ta në këtë vit shkollor, do të mësojnë dhe studiojnë fort për të arritur majat e suksesit së bashku!

Michele Bufano, drejtues i stafit të docentëve në IKN u shpreh:
“Tek Instituti Kulinar Neranxi ka traditë për shumë evente, konkurse, panaire dhe këto janë raste kur ju mësoni më shumë në profesionin tuaj dhe i jepni atij një dimension të ri.”

Studentja e vitit të dytë Vasiliki Meçe ndër të tjera tha:

Falë kësaj shkolle e ardhmja ime ndryshoi totalisht . Kam dy vite qe punoj në një nga resortet më të mira në Shqipëri, siç eshte Marina Bay ku dhe jam vleresuar me pagesën maksimale .

Ndërsa studenti Idajet Zeneli u shpreh:

Suksesi im është falë përkushtimit tuaj ndaj studentëve dhe vizionit që keni për të formuar kuzhinierë të ardhshëm të denjë.
Unë do të vazhdoj të punoj fort, duke nderuar mësimet që kam marrë këtu dhe duke përhapur frymën e ekselencës që kjo shkollë përfaqëson.

Në vitin e saj të 16-të, Instituti Kulinar Neranxi ka një standart unik për Shqipërinë dhe rajonin dhe për këtë arsye vjet është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në “The Young Chef Olympiad”, konkursi më i madh në botë për Chefat e rinj. Shkolla do të jetë pjesëmarrëse edhe këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article