Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian, Veliaj: Tirana, histori suksesi

11 months ago 14
Reklamë
13:28 30/09/2023

Kryebashkiaku: Mbështesim çdo nismë që mbështet komunitetet dhe përfshirjen e komuniteteve në punë dhe arsim

Kryebashkiaku, Erion Veliaj thotë se Tirana është është shembull suksesi për integrimin e komunitetit rom dhe atij egjiptian.

Në konferencën “Për më shumë edukim dhe mundësi punësimi për komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shqipëri”, u prezantua projekti i Bashkimit Europian, në bashkëpunim me Fondacionin “Soros”, për integrimin dhe punësimin e romëve në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Qëllimi i projektit është që të përfshijë sa më shumë  keto komunitetiteve në punësim dhe arsimim në vendin tonë. Veliaj thotë se Tirana tashmë është shndërruar një qytet që u jep mundësi të gjithëve. Kryebashkiaku tha se projektet e BE kanë përmirësuar shumë fusha të jetës për qytetarët në vendin tonë.

Projekti “Inclusive EduJobs” është një nismë 3-vjeçare e drejtuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion, e financuar nga Bashkimi Europian. Synimi kryesor i projektit është të rrisë përfshirjen e burrave dhe grave, vajzave dhe djemve, nga komunitetet rom dhe egjiptian në Shqipëri, me fokus punësimin dhe arsimimin e tyre.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article