Rreth 315 mijë ushtarë rusë kanë mbetur të vdekur ose plagosur gjatë luftës në Ukrainë, ka thënë një burim i njohur për inteligjencën amerikane.
Kjo është e barabartë me gati 80 për qind të personelit ushtarak të Rusisë, thanë ata, raporton skynews.
Një vlerësim i inteligjencës amerikane vlerëson gjithashtu se ushtria ukrainase e ka frenuar me 18 vjet modernizimin ushtarak të Rusisë.
Vlerësimet zyrtare nga Perëndimi për numrin e ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur kanë qenë relativisht të rralla.
Në muajin gusht, zyrtarët amerikanë i thanë New York Times se vlerësimi ishte pak më pak se 300 mijë ushtarë.
Ndërkohë, Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi në muajin tetor se shifrat e të vdekurve ishin rreth 290 mijë.
Ministria e Mbrojtjes atëbotë njoftoi se luftimet e ashpra rreth qytetit lindor të Avdiivka ishin pjesërisht pas një rritjeje prej 90 për qind të viktimave ruse të regjistruara nga Ukraina. /Telegrafi/