‘Inteligjenca Artificiale’/ Çelet Bienalia Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, artistë nga mbarë bota mblidhen në Durrës

1 month ago 29

DURRES

U hap në Durrës për herë të pare Bianelia Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor me temë Inteligjencën artificiale.

Oltsen Gripshi kurator i bianeles u shpreh se ky ishte realizimi i një ëndrre të madhe pasi në biennale marrin pjesë 40 artistë nga 17 vende të botës.

Përfaqësuesja e Italisë Roza Mundi foli për lidhjen e veçantë me vendin tonë.

Pavijonet Kombëtare të shteteve pjesëmarrëse janë ekspozuar në hapësirat e disa prej institucioneve kryesore të qytetit të Durrësit, si dhe në disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore si: Amfiteatri Romak, Kulla Veneciane, Forumi Bizantin dhe Hamami Mesjetar.
Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 24 nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article