Inteligjenca britanike pretendon se humbjet ruse këtë muaj në Ukrainë, janë ndër më të rëndat nga fillimi i luftës

10 months ago 20

Në gjashtë javët e fundit, ushtria ruse ka pësuar disa prej humbjeve më të mëdha nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka njoftuar sot inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe.

Sipas Londrës, humbjet e mëdha janë shkaktuar fillimisht me përpjekjet që të rrethohet dhe merret nën kontroll qyteti Avdiivka në Donbas në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Sipas vlerësimeve të ushtrisë ukrainase, ushtria ruse ka humbur 931 ushtarë në çdo ditë të këtij muaji. E muaji më i përgjakshëm për Rusinë ishte marsi i këtij viti, kur humbjet ruse në Bakhmut ishin mbi 1 mijë ushtarë në ditë.

“Gjatë gjashtë javëve të fundit me gjasë kemi parë një prej humbjeve më të mëdha ruse në këtë luftë. Humbjet e mëdha janë shkaktuar nga ofensiva ruse në qytetin Avdiivka që tentoi ta rikthejë nën kontroll”, u tha nga inteligjenca britanike.

Sipas vlerësimeve të ukrainasve, nga fillimi i luftës, Rusia ka humbur 325.580 ushtarë, 5,520 tanke, 10.282 mjete tjera të blinduara, 7.875 sisteme artilerike, 907 raketahedhës, 597 mjetet kundërajrore, 323 aeroplanë, 324 helikopterë, 5905 dronë, 1565 raketa gjigante, 22 anije dhe një nëndetëse. /Telegrafi/

Here are today's control-of-terrain maps of #Russia's invasion of #Ukraine from @TheStudyofWar and @criticalthreats.

Interactive map, updated daily: https://t.co/hwgxTnU2Tr

Archive of time-lapse maps, updated monthly: https://t.co/IT6FiqwgGO pic.twitter.com/Rbwzgl01YC

— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) November 26, 2023

Read Entire Article