Inter dhe Juventus shkëputen në krye

10 months ago 28
22:20 10/12/2023

Inter dhe Juventus po krijojnë diferencë me ndjekësit kur Serie A është në javën e 15. Ekipi më i afërt Milan është 9 pikë nga zikaltërit dhe 7 nga bardhezinjtë.

Këtu ndikuan edhe rezultatet e fundit. Inter mundi thellë 4 – 0 Udinese, ndërsa Juventus mori 3 pikë duke triumfuar 1 – 0 me kampionin në fuqi Napoli që nuk po gjen vijueshmërinë edhe pse ndryshoi trajner.

Milan mbeti më pas i kushtëzuar nga humbja 3 – 2 me Atalanta. Si Inter dhe Juventus që barazuan në përballjen mes tyre më 26 Nëntor në Torino, kanë 1 humbje secili në këtë sezon të Serie A, me të njëjtin kundërshtar, Sassuolo.

Ekipet që janë në 2 vendet e para kanë mundur Milan dhe Napoli, që e nisën si ekipe favoritë kampionatin, duke treguar se janë një hap më përpara në garën për titullin.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article