Inter eliminohet nga Kupa e Italisë

10 months ago 12
13:37 21/12/2023

Bologna fiton me përmbysje dhe shkon në Çerekfinale

Eliminimi i Inter nga Kupa e Italisë ishte tjetër surprizë. Bologna kaloi në çerekfinale pasi fitoi 2-1 me përmbysje në kohën shtesë. Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, megjithatë në fund ishin miqtë ata që fituan, duke zikaltrit që kanë fituar trofeun e kupës në dy sezonet e fundit. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Në mesin e së dytës Inter fitoi një 11-metërsh për prekje të topit më dorë. Ravagliandali goditjen e Lautaro Martinez. 90 minutëshi i kohës së rregullt u mbyll me barazimin 0-0, dhe ndeshja shkoi në shtesë. Në nisje të pjesë së parë pikërisht në minutën e 92’ Carlos Augusto kaloi Interin në avantazh.

Megjithatë në minutën e 112’ Bologna barazoi, me Beukema. Vetëm katër minuta më pas, Ndoye finalizoi në rrjetë një aksion të skuadrës së tij dhe përmbysi “zikaltërit”.

“Ka shumë zhgënjim, e drejtuam ne ndeshjen dhe meritonim fitoren, por futbolli është i tillë, do të na shërbejë si leksion. Nuk ishim mësuar të na përmbysnin. Djemtë nuk janë të lumtur pas një ndeshjeje të shkëlqyer para tifozëve tanë. Dëshiruam çerekfinalet, por nuk i arritëm”, tha trajneri i Inter, Simone Inzaghi.

Në çerekfinale, Bologna do të përballet me Fiorentinën.

Tv Klan



Të ngjashme

Read Entire Article