Inter Miami humb finalen pa Messin

11 months ago 10
Reklamë
18:56 28/09/2023

Houston Dinamo mundi ekipin e Martinos me rezultatin 2-1 dhe ngriti kupen “Us Open”

Griffin Dorsey dhe Emini Basi shënuan në pjesën e parë, duke i dhënë Houston Dynamo fitoren në finalen e kupës U.S. Open kundër Inter Miami.

Skuadra nga Florida ishte pa Lionel Mesin, i cili vazhdon rekuperimin për shkak të një problemi muskulor.

Kjo ishte sfida e katërt në pesë ndeshjet e fundit, që Inter Miami luajti pa yllin argjentinas, i cili u dëmtua kur luajti për përfaqësuesen në nisje të muajit.

Messi ka luajtur vetëm 37 nga 360 minutat e fundit të kampionatit MLS.

Trajneri Tata Martino shpjegoi arsyet e moskativizimit të 36-vjeçarit.

“Nuk do të ishte e mençur që Messi të luante! Kjo është e qartë. As edhe për disa minuta sepse do të kishim rrezikuar. Ai ndoshta do të luajë para se të përfundojë kampionati. Ne do të vendosim për situatën në çdo ndeshje, do të presim që stafi mjekësor të na thotë se kur është i aftë për të luajtur pa rrezikuar.”

Trajneri i Houston Dinamo Ben Olsen tha se ai kishte punuar me lojtarët pasi prisnin Mesin dhe Hordi Albën në fushë.

Ai tha se mugnesa e dy futbollistëve u vu re në fushë, porse skuadra e tij dha më të mirën dhe e meritoi suksesin. Houston Dinamo e fiton US Open për herë të dytë në histori.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article