Inter mposht edhe Lazion

10 months ago 39
23:51 17/12/2023

Milan rikthehet te fitorja, 3 gola Monzës

Inter vijon të jetë i pathyeshëm në kampionatin italian. Zikaltërit fituan në transfertë kundër Lazios me rezultatin 2 me 0. Lautaro shënoi në pjesën e parë duke shfrytëzuar një gabim fatal nga mbrojtja e Lazios.

Goli i dytë erdhi në minutën 67-të nga francezi Turam. Në ndeshjet e së dielës, Milan fitoi kundër Monzës me rezultatin 3 me 0.

Në San Siro, “Djalli” fitoi falë golave të Reijnders, debutuesit Jan-Carlo Simiç dhe Noah Okafor. Ndërsa Roma humbi ndaj Bolonjës me rezultatin 2 me 0.

Interi kryeson kampionatin me 41 pikë, i shkëputur 4 pikë nga Juventus i vendit të dytë, ndërsa Milan i vendit të tretë ka 32 pikë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article