Inter sfidon Napolin për Superkupën e Italisë

8 months ago 11
Reklamë
14:56 20/01/2024

Inzaghi favorit ndaj Mazzarri, Calhanoglu e Thuram sërish vendimtar për zikaltërit

Finalja e Superkupës së Italisë që do të zhvillohet mes Interit dhe Napolit anon në krahun e Simone Inzaghit.

Ashtu si gjysmëfinalet, fituesi do të vendoset pas 90 minutash ose do të shkojë direkt në penallti, pasi të gjitha klubet ranë dakord të heqin kohën shtesë për këtë turne që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Është hera e parë që superkupa Italiane luhet në një format Final Four, megjithatë trofeu do të vendoset mes dy skuadrave që do ta diskutonin edhe në formatin tradicional, fituesin e kampionatit Napoli dhe mbajtësit e Kupës së Italisë, Inter.

Ëalter Mazzarri ka një rekord shumë të dobët ndaj Inzaghit, duke arritur vetëm një fitore, një barazim dhe katër humbje. Inzaghi është në përgjithësi mjeshtri i Superkupës, duke e fituar atë dy herë me Lazion dhe dy vjet rresht me Interin. Kjo do të jetë hera e parë që Inter dhe Napoli përballen në Superkupën e Italisë.

Napoli e fitoi këtë trofe dy herë në sezonet 1990-91 dhe 2014-15, ndërsa Interi e ka ngritur Superkupën në shtatë raste, më pak se Juventusi në nëntë. Edhe në paraqitjet në finale janë torinezët ata që udhëheqin, me 17 të luajtura kundrejt 12 të Interit, që barazon në këtë renditje Milanin.

Ndaj Lazios, zikaltërit dominuan totalisht, teksa golat e Turam, Çahanollu dhe Fratesi ishin vendimtar për t’i prerë biletën e finales. Inter po kalon një moment të mirë, pasi edhe efikasiteti është në nivele të larta.

Tre futbollistë kanë shënuar të paktën 10 gola, konkretisht Lautaro 20, e Çahanollu dhe Turam me nga 10 për tu pozicionuar përkrah klubeve si Real Madrid e Manchester City që kanë tre futbollistë që kanë arritur këtë kuotë golash në këtë sezon në të gjitha garat.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article