Inter shumë i fortë për Napolin

10 months ago 47
11:59 04/12/2023

Interi mundi 3-0 Napolin në stadiumiu “Maradona” në sfidën e javës së 14-të të Serisë A. Zikaltrit iu përgjigjen fitores së Juventusit ndaj Monzës dhe u rikthyen sërish në krye të renditjes. Skuadra e Simone Inzagit tregoi soliditet dhe festoi golin e parë në minutën e 44 të lojës me anë të Çalhangolu.

Barella realizoi në të 62 rrjetën e dytë. Vulosi fitoren Thuram 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në përfundim të sfidës, trajneri Inzagi shprehu kënaqësinë për triumfin e arritur.

“Jam shumë i kënaqur, i kam komplimentuar djemtë! Sfidë e shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Napoli na vuri në vështirësi për njëzet minuta në pjesën e parë, por ne qëndruam në lojë. Pas golit të dytë të Barella-s, ne u bëmë zotër të fushës. Është një fitore e rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë”.

Ndërkohë te Napoli pati pakënaqësi me gjykimin. Trajneri Maxarri zgjodhi të mos dilte në konferencë për shtyp, ndërsa presidenti De Laurentis pati rezerva për gjykimin e arbitrit Masa në rastin e golit të parë dhe për një penalltitë mohuar ndaj Osimhen.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article