Inter vijon kryesimin e Serie A

10 months ago 13
15:46 18/12/2023

Zikaltrit fituan 2-0 ndaj Lazio

Interi vijon kryesimin e Serie A dhe çon në katër pikë distancën me Juventusin ndjekës. Zikaltrit u treguan një skuadër e pjekur dhe mjaft serioze ndaj një kundërshtari si Lazio që kërkon të dalë nga situata e vështirë ku ndodhet. 2-0 fitoi Inter me golin e parë që erdhi vetëm në minutën e 40 me autor Lautaro Martinez.

Zikaltrit u treguan të kujdesshëm të mos linin kundërshtarin të krijonte mundësi të rrezikshme dhe shënuan golin e dytë me Marcus Thuram në të 66’. Për trajnerin Inzagi fitorja ishte ë një rëndësie të veçantë.

“Një fitore e rëndësishme në një fushë të vështirë, por skuadra e mbuloi gjithë fushën. Lamë pak hapësira. Ishim të përqendruar, kemi punuar mirë. Pritëm momentin e duhur kundër një skuadre me shumë vlera”.

Interi vijon sukseset në të gjithë kompeticionet me rezultate pozitive në 15 ndeshje radhazi. Ndërsa Lazio është në mesin e renditjes së Serie A.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article