Interes i jashtëzakonshëm për botërorin e femrave

10 months ago 38
14:54 10/12/2023

Tre oferta në FIFA, qeveria e futbollit në dilema mes Amerikës dhe Europës

Garë e fortë për organizimin e Botërorit të femrave të vitit 2027. Tre kandidatura janë konfirmuar tashmë nga Organi qeverisës i futbollit Botëror, FIFA, ku bien në sy ofertat e përbashkëta. Pasi garantoi Botërorin e meshkujve, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika shfaqen interes tashmë për Botërorin e femrave.

Infrastruktura pritet të jetë e njëjtë dhe në këtë pikë mund të favorizohen shtetet e Amerikës së Veriut për të organizuar kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror. Në ofertë të përbashkët edhe shtetet Europiane. Belgjika, Gjermania dhe Holanda janë gati për të bërë forcat sëbashku për të pritur Botërorin e ardhshëm të futbollit të femrave.

Ofertë ka paraqitur edhe Brazili, që kërkon të rikthejë kështu emocionet e turneve të futbollit në vend. FIFA do të organizojë vizita inspektuese në vendet që kanë shfaqur interes gjatë muajit shkurt, për t’i zgjedhur më pas në maj nga Kongresi.

Pretendente për pritjen u shfaq edhe Afrika e Jugut, por më pas u tërhoq me synimin për të përpiluar planet për turneun e vitit 2031.  Australia dhe Zelanda e Re zhvilluan kompeticionin e vitit 2023, të cilin Spanja e fitoi, duke mposhtur Anglinë 1-0 në finale.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article