Interes nga Premier League për Muçin, nga cila skuadër po monitorohet?

10 months ago 22
16:03 09/12/2023

Ernest Muçi konsiderohet si një nga xhevahiret e klubit polak të Legias së Varshavës. Mesfushori me tipare sulmuese i kombëtares shqiptare të futbollit ka kontribuuar me paraqitje mjaft të mira në Ligën e Konferencës dhe kampionatin polak. Skuadra është një hap larg kualifikimit në fazën pasaardhëse të kompeticonit.

Muçi ka shënuar tri gola në Europë, të tre ndaj Aston Vilës.

Në sfidën e parë në sthëpi, polakët fituan 3-2 ndaj anglezëve, ku 22 vjeçari realizoi dygolësh. Edhe në Angli, futbollisti realizoi një perlë në humbjen 2-1. Interes për futbollistin e kombëtares shqiptare të futbollit ka skuadra e Fulhamit, raporton media polake goal.pl.

Klubi londinez duket se po ndjek me vëmendje lojtarët e përfaqësueses kuqezi, pasi një tjetër emër që pëlqehet është edhe Armando Broja. Por vështirë që Çelsi të heqë dorë nga ky i fundit.

Kartoni i Muçit vlerësohet rreth 10 milionë euro, me Fulham gati që të investojë për 22 vjeçarin.

Lojtari kuqezi ka shënuar edhe 4 gola e ka dhënë 1 asist në 16 paraqitje në kampionatin polak të futbollit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article