Interi monitoron Brojën

10 months ago 14
21:37 23/12/2023

Zikaltrit kërkojnë përforcime në sulm, oferta për shqiptarin në Janar

Interi është në kërkim të një përforcimi në repartin ofensiv, pasi trajneri Simone Inzagi ka nevojë për alternativa, me Serie A që ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe Ligën e Kampioneve që ka hyrë në një fazë ku nevojitet efikasitet.

Marko Arnautoviç dhe Aleksis Sançez kanë zhgënjyer që nga nisja e sezonit, edhe pse kanë pasur mbështetjen e klubit. Përveç anës teknike, futbollistët kanë çaluar edhe fizikisht, duke mos pësuar vazhdimësinë e nevojshme të dyshes Thuram-Lautaro Martinez.

Por si fillim duhet që në merkaton e dimrit të ketë largime në ofensivë. Gjasat janë të mëdha që Sançez të largohet drejt Arabisë Saudite ku ka marrë oferta interesante.

Ideale për zikaltrit do të ishte huazimi, e më pas të shikohej mundësia e blerjes. Për këtë arsye me vëmendje po ndiqet sulmuesi kuqezi i Çelsit, Armando Broja. Lojtari 22-vjeçar po gjen pak hapësira te blutë, e kërkon një skuadër ku të mund të luajë më shumë. Sipas “Gazzettadellosport”, Interi mund të jetë destinacioni i duhur për të. Por zikaltrit po ndjekin prej kohësh edhe lojtarin e Portos Mehdi Taremi, e që mund ta marrin si futbollist të lirë në verë.

Alternativë është edhe sulmuesi i Mançester Junajtid, Enthoni Martial. Edhe francezit i përfundon kontrata në verë, por “Djajtë e kuq” mund ta largojnë që në janar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article